Friday, March 29, 2024
BallinaSportDe Bruyne thyen një rekord në Premier Ligë

De Bruyne thyen një rekord në Premier Ligë

Kevin De Bruyne ka shkruar historinë me Manchester Cityn, pasi ka thyer rekordin e klubit për më së shumti asistime.
Mesfushori belg po kalon në një formë feneomenale edhe këtë sezon me kampionin në fuqi.

Në fitoren që City e arriti mbrëmë ndaj Southampton (4:0), De Bruyne dhuroi një asistim për Phil Foden.

Kështu duke shkuar në kuotën e 94 asistimeve në ligën angleze me ‘Citizens’.

Rekordin e mëparshëm e mbante David Silva, që kishte 93 asistime me skuadrën e Mançesterit.

Në listën e përgjithshme në historinë e Premier Ligës është i gjashti.

Kurse para tij janë Ryan Giggs me 162, Cesc Fabregas ka 111, Wayne Rooney gjithsej 103, Frank Lampard ka 102 dhe Dennis Bergkamp ka 94./

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT