Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritAsja Mulgeci-NA ,VEÇ KORSIVE T'LULTA KEM ME U PA

Asja Mulgeci-NA ,VEÇ KORSIVE T’LULTA KEM ME U PA

NA ,VEÇ KORSIVE T’LULTA KEM ME U PA

E ndoshta, un muj me dasht ,përtej dashnisë…
Ndjenjë me fuqi prej Zoti
Stinësh t’mija, hap dhe mbyll retë
Kohen marr për dore
Paçka ndodh, idhët çartet moti


Damarve shtrydh esencen e jets ,siç synit pastër del loti
Ani se pehamash (dallgve) t ‘saj,ngjyrat e shpirtit zbehen
N’tela violine vajshëm duhet me i kja


E nëse zhytun vetmisë, më mbyt vetmia
Mbas çdo ikje kam me u ringjallë
Dashninë nesh mos me e tremb
Filiz bojgjak , shtriqun meje…
Ç’ bimëz e rrallë


E ty i dielltë, njisoj kam me t’dasht
Oh,kam me t’dasht pa nda


Na, veç korsive t’lulta kem me u pa
Edhe përtej ksaj bote,
Prapë aroms tande kam me t’gjet


Se un, kshtu muj me dasht,ma fort se dashnia
Edhe nëse prej kohsh trupi m’ka tretë…
Honesh t’mija kam me t’rujt
Si i zemres amanet!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT