Wednesday, November 30, 2022
BallinaVitrina e libritSinan Kërpaçi-PIKËT NË GAZETË

Sinan Kërpaçi-PIKËT NË GAZETË

PIKËT NË GAZETË

Sheshi “Jozef Shtraus”
me kumbullat pa kokrra
rri si gur i varur
në qafën e kohës dhe njeriut pa shpresë.


Dy të moshuar
jo shumë ndryshe nga të tjerët
bëjnë me sa mundin fresk,
dy me dominotë në mes,
lapsin pa gomë
dhe një paçavure gazetë.


Njëri kapakun dhe tjetri kutinë
përdorin për fresk,
i ndalojnë “ventilatorët”
kur shënojnë pikët:
të shpallin me laps fituesin në gazetë

.
Në gazetën që shkruan për pensionistët
dhe i mashtron me rritjen sa urdhëron Ajo.


Mbi gënjeshtrat e gazetës
shkruajnë pikët me lapsin sa thoi
kur bëjnë domino


në sheshin “Jozef Shtraus”,
në sheshin “Gur i varur
në qafën e kohës dhe njeriut pa shpresë”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT