Thursday, April 18, 2024
BallinaVitrina e libritArjola Zadrima-A PO TË BJEN NË MEND PËR MUE?

Arjola Zadrima-A PO TË BJEN NË MEND PËR MUE?

Me ndje mungesën e një përqafimi,
e mos me e kërku,
me ndje dëshirë me folë
e mos me bza,
me ndje nji ofshamë në gji,
e mos me kja,
më ndje nji mall prej larg,
pa mujtë me e shu,
me ndje tue rrjedh nji plagë
pa gjakue,
më ndje kohën tue shku
e mos me ju vu mbas,
më ndje kaos
pa zhurmue,
më ndje stuhi,
ortek në shpirt e mos me u ndi,
me ndje nji kputje pa çilë sytë
e kurrë mos me u anku,
me ndje nji frikë të thellë
me të lanë pa frymu,
me ndje nji dashni të naltë
e mos me e kallzu,
me ndje, me të ndje
me të dashtë e në gjys të natës
me u zgjue sa më të lshue za
veç pak,
tash qi trishtimin e kam në prag
a po të bjen në mend për mue?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT