Friday, March 29, 2024
BallinaShowbizKush është këngëtarja e njohur që refuzoi “Dancing With The Stars”?

Kush është këngëtarja e njohur që refuzoi “Dancing With The Stars”?

Pak ditë më parë (7 tetor), nisi rrugëtimi i emisionit “Dancing With The Stars Albania”, një program ky shumë i dashur nga publiku prej vitesh. 

Artistë të njohur, figurat më në zë dhe viral të momentit janë bërë pjesë dhe dhuruan spektakël në puntatën e parë, ku konkurentët shfaqën “talentin” e tyre edhe në kërcim. 

Emrat e tyre u bënë të ditur vetëm pak ditë para nisjes së spektaklit, por së fundmi është zbuluar artistja e cila ka refuzuar që të ishte pjesë e “Dancing With The Stars.”

Bëhet fjalë për Mihrije Brahën, e cila mësohet se e ka refuzuar ftesën, për shkak të angazhimeve të saj në karrierën muzikore. 

“Prive” bën me dije se këngëtarja i ka thënë “jo” kësaj eksperience, pasi spektakli e pengon në punën e saj./CNA.al

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT