Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritSYLEJMAN QYQALLA-E THIRRA PASHKO VASON

SYLEJMAN QYQALLA-E THIRRA PASHKO VASON

E THIRRA PASHKO VASON

Kuku për ne e kuku për Shqipninë,
sa turp të madh na hodhën mbi shpinë!
Na e polli dreqi,këtë soj parie,
veç faqe të zezë i sollën kësaj Shqipnie!


Sot na sollën pedera e na hëngrën dje;
mos fli,o shqiptar-po duku sa i gjallë je!
E thirra Pashko Vason të qante me mua:
“Ah,mor Sulo vëllai-të dal nga varri s’dua!


“Kuku për Shqypninë,sërish çka na gjeti,
sërish,o Sulë vëllai,po fleka mileti!?
Në një anë turku,në një anë salepxhi-paria,
të mjerët ne,o Sulë,shamizezë Shqypnia!


Moj Kosova ime,e djegur shpesh në flakë,
qani vasha e ju gra-qaj dhe ti,moj plakë!
E mbuloftë ai dhe,atë që e merr gjumi,
ku i ke djemtë,Kosovë,apo t’i mori lumi?!


Sa ditë të zeza,Atdhe po të vinë,
si jetime bëre,të bukurën,rininë!
Hiqi nga dheu ata horrat që të hanë;
janë vetë djalli,s’dinë kë kanë nanë!


Varr të madh,Atdhe,po të hap paria,
nga faqja e dheut të zhduket Shqypnia!
Ngrihu në këmbë,sa s’të zuri nata,
moj rinia ime,me duar të gjata!


O,sa turp për Gjergjin,sytë se ç’i panë;
mjegull në Prishtinë-pluhur në Tiranë!
Sakat kem’ Atdheun,frerin ka hafia,
helmin e sjell hoxha-terrin xhamia!

Çohu,moj rini,me pula mos fli,
kurthet po të bëhen atje në pari!
Çohu,digje çerdhën,merre hakun,
atyre që dhanë gjak-mos ua nxij gjakun!


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT