Saturday, April 20, 2024
BallinaVitrina e libritDenada Jana-Çfarë ke ?

Denada Jana-Çfarë ke ?

Çfarë ke ?

Më thuaj t’a di..
Unë zbuta pothuajse tridhjetë Vjeshta,
mund të të zbus edhe ty.
Më lër të të prek me fjalët e mia të mëndafshta,
në sytë e mi të të fal shikime fisnike…
Mos më thuaj që ke frikë…


Hahaha , si qenkan meshkujt !
Trima gjithkund e në Dashuri të ndjeshëm.
Më lër të futem në altarin e shpirtit tënd ,
të të tregoj mëkatet e mia,
e të jesh Ti ai që më fal…
Më lër në ktë Natë vjeshte
brenda dhomës tënde ,


të futem pa kërkuar çelësat brenda vazos argjendtë ,
por të hyj e gjithpërfshire
të të marr të gjithin në hapësirën time.


Mos gabo të më thuash jo ,
të kërcënoj me heshtjen time
që flet vetëm për ty !


Dua të provoj akoma
si është të jesh me Ty
herët e tjera nuk shkova gjer në Fund…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT