Saturday, April 20, 2024
BallinaVitrina e libritPajtim Xhelo-LESHVERDHËS HIMARJOTE

Pajtim Xhelo-LESHVERDHËS HIMARJOTE

LESHVERDHËS HIMARJOTE

Flokartën ngrohtë ëmbël ai diell.
Sa qiell,,sa jet’ i dha Zoti Himarës!
Pse ëndrat vallë vrapojnë te kurbeti?
Iso i mbajnë zogjtë Valit dhe valës


Në këngë që nuk nisen përtej deti.
Pa kur e dëgjon këngën himarjote
Të rrokulliset si brilant në zë të saj’
Të fanitet vajza tjetër qeparote


Që këndonte mbytur në lot’ e vaj.
I them: nga je ti që kumbon si jehona?
-Epirote jam,këtej nga Kaonia;
Kështu këndojmë ne nga anët tona,


Thonë se me këngë lind dhe fëmia.
Dhe s’mi ndante sytë kjo vajz’ e valëve,
Tek ai shkëmb i Jonit vinte cdo ditë.
Si Potam derdhja ujin e fjalëve;


Kur e teproja,me sy më bënte pritë.
Një ditë muzgun e pritëm të dy,
Iu luta të këndonte për mua.
Dielli iku, na harroi aty,


” Unaza gurjeshile” rrodhi si krua.
Këndoi pastaj”Nepërka pikapika”
Më rrënqethi,loti nga syri pikoi.
Nuk tha ” Me një gurë të godita”


“Me një puthje të godita” e ndërroi.
Kur mbarove këngën,pranë mu ule.
Ti apo Joni buzët m’i afroi?
Te shkëmbi mu duk se çelen plot lule,


Edhe Potami ëmbël gurgulloi.
Pa u shkrinë në një : Joni,kënga,vala
Edhe nata gjer n’agim na harroi.
O Zot! Pse aq shpejt mbaroi përralla?


Dita zbardhi valën,Valin ma largoi.
Që atëhere kënga himarjote
Rrënjët hodhi në gjakun tim,në shpirt.
Sa dëgjoj ” Zura një mike suljote”


Rrënqethem,kujtoj atnatë,atë flirt.
Dylind shpirti u bë kënga himarjote
Dhe vajz’ e Jonit,në buz’ trëndafil,
Bashkë me leshverdhën kardhiqote
Në jetën time këndoi si bilbil.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT