Saturday, April 20, 2024
BallinaKulturëFilmFilmi i parë për ilirët "ILLYRICVM" nga 28 tetori në Cineplexx!

Filmi i parë për ilirët “ILLYRICVM” nga 28 tetori në Cineplexx!

Ky është filmi i parë që paraqet Ilirët, jetën dhe konfliktin e tyre me Romakët në një periudhë të caktuar historike -viti i 37-të para erës sonë.

Me skenar dhe regji të Simon Bogojević Narath, filmi artistik i metrazhit të gjatë “Illyricvm”, bashkëprodhim i Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Kosovës dhe Bosnjës, do të prezantohet edhe në Prishtinë e Prizren në Cineplexx.

E veçanta e këtij filmi është se regjisori Bogojeviç Narath donte që filmi të ishte në ilirisht!

Regjisori kontaktoi akademikun Ranko Matasoviç, profesor ordinar në Departamentin e Gjuhësisë të Fakultetit Filozofik në Zagreb dhe një nga ekspertët më të mëdhenj në botë për gjuhët indo-evropiane, dhe e pyeti nëse mund të rindërtonte në një farë mënyre ilirishten për nevojat e filmit. Pra, jo për ta shpikur, por për ta rindërtuar që të mos bie ndesh me njohuritë shkencore që dihen deri më sot për atë gjuhë.Dhe kështu, për nevojat e “Illyrcvm”, u krijua një gjuhë e tërë, me fjalët e veta, gramatikën dhe të gjitha rregullat e tjera gjuhësore.

Biletat janë në shitje!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT