Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritArben Duka-SI DO TË RROSH TI PA MUA

Arben Duka-SI DO TË RROSH TI PA MUA

Më fal njëqind vjet, i thashë Zotit,
përpara se të nis të madhin gjumë,
njëqind vjet, por jo për veten time,
t’i dhuroj te njerëzit që dua më shumë.


Dhe Zoti, si Zot i vërtetë,
menjëherë njëqind vite m’i fali,
mua mendja më shkoi menjëherë
t’i falja te vajza – te djali

.
Po dot nuk ua fala të gjitha,
edhe pse s’kisha pengesa,
ndaj pjesën tjetër që mbeti
e ndava te nipi dhe mbesa.


Kur të njëqind i dhurova,
më foli ajo që kam grua,
më tha me sy të përlotur:
“Ca vite dhe unë i dua!”

.
Eh, moj e dashur, i thashë,
të të fal me qindra unë dua,
po në një botë kaq të egër
si do jetosh ti pa mua?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT