Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritHyqmet B Hasko-TEK UNË…

Hyqmet B Hasko-TEK UNË…

TEK UNË…

Tek unë dhe në shpirtin tim rri përherë poezia,
zogjtë me cicërimat e tyre plot sharm e melodi,
më cojnë në endrat e hershme zgjohet rinia,
ma përmbytin shpirtin me zjarrin ndër yllsi.


Unë nuk di t’i ndajë stinët të gjitha kanë bukuri,
te çdo stinë unë gjej mjaftushëm muzën,
me figura të zjarrta dhe të akullta ndërtoj poezi,
dhe vazhdoj natyrshëm pa u ndalur udhën.


Tek unë ka mbetur ajo vajzë e rinisë së hershme,
që ma mbushte shpirtin me sytë e saj të kaltër
dhe qeshja e saj flladitëse, uverturë e hareshme,
ish dashuri që më mbushte, më bënte me flatër.


Sërish si dikur shumë vite më parë,
Vargje të bukura më dukshin hullinjtë në ugarë,
dhe mbeti tek unë nofka e bukur poet fshatar,
dua ta dëgjoj sërish zërin e kumrisë se kam mallë.


Tek unë nuk ka ndryshuar asgjë përveç moshës,
e re dhe pambarimisht më mbeti poezia,
nuk më kanë ndryshuar as tekat e kohës,
shpirtit poetik i kam dhënë ëmbëlsinë që ka qershia.


Nuk e teproj aspak kur them se tek unë,
ka mbetur ajo nostaligji e thekur prej fashtari,
le te thotë kush të dojë se unë kam mbetur trung
nuk ndryshoj për fshatin më merr malli.


Të gjithë kohërat që ikën dhe të tjera do të vijnë,
rrënjët i kam dhe do t’i kemë përherë me shkëlqim,
tek një fushë, një kodër apo tek një mal i lartë,
më ka pëlqyer, më pëlqen t’i kemë këmbet me baltë.


Unë si Anteu marr frymë e bekim prej teje,
tokë e përbaltur malli dhe premtimi,
dheun tënd dhe ashtin tënd kam në deje
nga ti më vjen paqja, nga ti më vjen bekim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT