Thursday, April 25, 2024
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-Sa pak e paske njohur atë femër për një natë...!!!

Pirro Minella Millona-Sa pak e paske njohur atë femër për një natë…!!!

Sa pak e paske njohur atë femër për një natë…!!!”

….Mesazh në celularin tim në orë të papërshtashme.

Ora rreth njezetë e katër e natës:

” Nesër kafen e mengjezit e pimë bashkë, tek lokali ku kemi qënë shumë herë…”

Pasi u ktheva nga shëtitja e mëngjezit, i bëj zile mikut tim dhe lashë orën për tek kafja. Mendoja se kishte diçka të rëndësishme për të më treguar.

U përshëndetëm dhe sapo erdhi kafja e nxehtë, por më i nxehtë miku im filloi të tregonte :

-E mban mënd Atë të paarritshmen, atë “krenaren”, më në fund e kalova një natë me të…

E dëgjova në heshtje, tërë pasionin e mikut tim për atë natë të paharruar që kishte kaluar. Priste reagimin tim.

Qetë, qetë prita disa minuta dhe fillova duke e parë në sy:

-Mendon miku im se e ke eksploruar mirë, vetëm se ishte me ty një nate. Gabohesh rëndë miku im.

Nga tërë kompleksivitetin e femrës ti vetëm, sa ke hequr cipën që rrethon misterin e saj.

Vërtet mendon se i preke flokët, e përkëledhe, biles i puthe dhe buzet dhe arrite fundin e botës së saj magjike.

Nuk e kupton, që është vetëm një gërvishtje, që ke bërë në misterin e saj.

Apo se atë e pe atë natë pasioni lakuriq dhe e njohe thellë “depërtove” në shpirtin e saj.

Miku im gabohesh përsëri, biles më rëndë se atë që më the më lart. Brënda shpirtit të saj shfaqet një oqean i paaanë dhe Ti ke frikë të notosh në të.

Mos harro se shpirti i saj është i thellë si kanionet e famshme e Skraparit, më i thepisur se ato, sa edhe alpinisti më i sprovuar nuk mund të zbriste për ta eksploruar, se do ti merreshin mëndtë nga magjitë që fshihen aty.

E kupton që brënda saj ndodhet një mal më i lartë se maja e lartë e Korabit, që ti edhe këmba dorës nuk do ti ngjiteshe kurrë biles as metrat e parë të saj.

Kuptohet që ke “shuar” vetëm epshin tënd, përzier me epshin e saj, por kaq ke eksploruar.

Në skutat e saj të fshehta asnjëherë nuk ke për të arritur vetëm me sy i ke shikuar jo të depërtoje aty.

E përshkove bukur shikoje hiret e saj lakuriq, pe flokët derdhur supeve zbukuar hijshëm, vështrove syte pak ëndërrimtarë, preke gjoksin e saj të hajdhshëm, edhe e puthe me buzët e tua të nxehta, nga epshi e pe të lëshohej trupin e saj të pafuqishëm ngjitur me trupin tënd.

Dhe sot më vjen më thua mua me mburje se e eksplorove përfundimisht

Jo, gabohesh rëndë miku im, nuk e ke eksploruar, se “oqeanit” të saj paanë Ti, vetëm në sipërfaqe ke filluar të notosh.

Nuk je zhytyr në thellësi të eksplorosh çfarë bote e bukur jeton në thellësi të “oqeanit” të saj.

Femra është “oqean” miku im që veç e shikon dhe e shumta noton në sipërfaqe nuk arrin dot të zhytesh në thellësitë e ngrohta të saj…

….Prandaj miku im harroje atë natë që kalove, se jam i bindur që nuk do kesh më shansin ta provosh për herë të dytë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT