Luftëtari i UFC, Santiago Ponzinibbio, ka dalë në mbrojtje të bashkëkombësit të tij, Lionel Messit pasi ky i fundit u kërcënua nga kampioni i boksit, Canelo Alvarez.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë shënoj një gol mahnitës dhe asistoi për Enzo Fernandez në fitoren e Argjentinës 2-0 përballë Meksikës në kuadër të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Pas ndeshjes, mbrojtësi Nicolas Otamendi postoi një video të Messit duke udhëhequr festën e kombëtares në dhomën e zhveshjes.