Thursday, March 28, 2024
BallinaTurizmiNikolica fshati magjik i bashkisë Devoll, pranë Dardhës

Nikolica fshati magjik i bashkisë Devoll, pranë Dardhës

Nikolica është një fshat i bashkisë Devoll, pranë Dardhës, ku ngelesh realisht i mahnitur nga një bukuri natyrore e mrekullueshme.

Natyra është treguar shumë bujare me këto vende, ku përveç panoramës magjepsëse gjen edhe mikpritjen e pakrahasueshme të nikolicarëve e dardharëve aq shumë bujarë.

Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, para dy vitesh investoi rrugën prej gati 11 km që të çon në Nikolicë, me një vlerë 125,680,000 lekë. 

Ky investim nuk krijoi thjesht lehtësi për katër familjet e këtij fshati, por edhe një akses komod për turistët që e preferojnë natyrën e bukur të kësaj zone.

Kënaqësi të ritakohesha me Bajram Kajo, kryeplakun e këtij fshati, por dhe me Sokrat Tasho, i cili administron Ski-Pista Bigell në rrugën drejt Dardhës.

Pasioni dhe dëshira për të ndërtuar një sipërmarrje të veçantë, bënë të mundur që falë shumë përpjekjeve familja e Thoma Tasho, e njohur në të gjithë Shqipërinë për ushtrimin e sportit të skive, të ndërtojë qendrën e parë te skijimit në Shqipëri.

Ski-Pista Bigell ka nisur të ndertohet në vitin 2008. Qendra është e pajisur me 3 pista, një teleferik dhe një “tapet magjik” i cili iu vjen në ndihmë femijëve dhe fillestarëve. 

Një familje sportistësh, Tashot, të udhëhequr nga pasioni, arritën të ndërtojnë një qendër skijimi, të thjeshtë në dukje, por me një vlerë të madhe për zhvillimin e kulturës së skijimit në Shqipëri. 

Qendra ofron pajisje për të skijuar, bar e restorant me ushqime tradicionale të zonës, si dhe tre shtëpiza druri për akomodim.


Potenciali i jashtëzakonshëm që këto dy fshatra kanë, për të ndërtuar një infrastrukturë mikpritëse me njësi akomodimi dhe pista moderne dimërore, jo vetëm do të sigurojë një mirëqënie transformuese për familjet që banojnë aty, por do të krijojë edhe premisat ndoshta të paimagjinueshme sot, për një perspektivë ekonomike konkurruese në rajon, duke rritur në shkallë eksponenciale fluksin e turizmit dimëror në qarkun tonë.

©Korça Plus 2022

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT