Tuesday, January 31, 2023
BallinaVitrina e libritIsuf S Hoxha-Mos më pyesni

Isuf S Hoxha-Mos më pyesni

Mos më pyesni

A ishte
Adami i bardhë
A ishte i zi
A ishte i verdhë
A ishte i murrmë
A ishte i kuq
Mos më pyesni
Nuk e diii…


A ishte
Adami i pari
A ishte i njëmijti
A mos i njëmilionti
Mos më pyesni
Thjesht nuk e di…

Adami
A ishte Pagan
A ishte ateist
A ishte budist
A ishte i krishterë
A ishte mysliman
As për ketë
Mos më pyesni
Nuk e diii…


Adami
A ishte çoban
A ishte piktor
A ishte filozof
Apo i parë i fisit
As ketë se di.

.
Sa kureshtar jeni
Mos më pyesni
Mos qe Eva para tij
As ketë se di..


Kërthizën kur ia lidhën
Rastisi poeti
Kumar e bënë
Ah po ketë
Shumë mirë e di !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT