Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritKastriot Malo-Vitit pa udhë.

Kastriot Malo-Vitit pa udhë.

Vitit pa udhë.

I ndau rruget me mure ky vit,
dhe të dyve zë na bren vetmia,
ndjej disa fjalë dhe zërin tënd,
kthehu! Më ndiz ëndrrat e mia.


Pres të shfaqesh ti tek porta,
me atë fustan të kuq të vish,
dhe të tregosh se je një zjarr,
që shkrrumbon e ndez sërish

.
Dhe nis të flas ca fjalë zemre,
duart rreshqas kurmeve të tua,
flokët e gjatë me onde si ujvare,
të them derdhi, derdhi mbi mua.


I ndau rrugët me mure ky vit,
dhe dëbora po bie papushim,
unë mbulohem me emrin tënd
ndërsa ti me cohën e emrit tim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT