Tuesday, January 31, 2023
BallinaVitrina e libritFadil Abazi-GËRSHETI I LAGUR

Fadil Abazi-GËRSHETI I LAGUR

GËRSHETI I LAGUR

Rrëke shiu bien e lagin qytetin tim
Mbi tjegulla guri dremis ëndrrën për ty
Bien e godasin si duke u shfryrë
Lagin gërshetin tënd e lotin tim n’uverturë


Si varg i këputur pingul bien pika shiu
E përplasen në gjoksin tim shpaluar
Unë dehur nga shiu apo aroma jote
Digë e çarë rrjedh brenda arterieve t’mia


E nuk rreshti të bie nga një mjegullë gri
Kujt ti lutem të ndalet mos të bjer ky shi
Vjeshta verdhake dhimbjen e bënë t’çjerrë
Gjethi i rënë mallin dot nuk ma shterrë


Edhe ky dimër që vjen ëndrrën do ma ngri
Si do pres pranverën pranverën pa ty
Përherë bie shi çdo fund stinë ta dish
Një dashuri përmbytet si ikje n’harbim


E qyteti im bëhet një relikt melodish
N’breg të lumit dal veç për një kujtim
N’heshtje vargu skicon ngjyrat e stinës


Mallin e zhuritur vjeshta e shpërfaq
Për gërshetin tënd t’lagur pas shpinës

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT