SI T’HARROHET…!?
Koha thon „sheron plaget“,
-po kjo gjithënjë s’ndodh,
si t’harrohen gjithë ato krime?
serbet që i ban n’Kosovë.
Ata s’u knaqen veq me vrasje,
rrahen e therren fëmiun n’djep,
s’kursyen plakun e as bagtinë,
per të gjall i dogjen n‘qerep
.
Dhunuan gra e vajza t’reja,
duke tregu se janë barbar,
ata kallen çdo gja shqiptare,
shtëpi, kulla e edhe hambar.
Fshatera të tëra zhduken,
duke vra t’vogel e t’madh,
shtëpitë per tokë rrafshuen,
si mundet njeriu kët t’a bëjë.
Ata njerz nuk mund të quhen,
këtë nuk e bajn njerzit normal,
ç’shpirt mund t’ket ky lloj njeriu,
njerz s’mund t‘quhen veq kanibal.
Si t’harrohen gjithë ato krime?
n’varre masive qindra t’u i shti,
su mjaftoi ti lan n’dhé t’vendlindjes,
mijëra i quan edhe atje n’serbi.
As sot pishman ata nuk janë,
per çdo ditë krimet duke i mohu,
mos t’harrojn se kjo leht s’kalohet,
një ditë të gjitha ata kan me i pagu.