Tuesday, January 31, 2023
BallinaVitrina e libritSanie Tushi Rrokaj-BOTË E HIRTË...(.E shoh boten me syrin tim ,dhe e...

Sanie Tushi Rrokaj-BOTË E HIRTË…(.E shoh boten me syrin tim ,dhe e shkruaj me penen si e shoh )

Dielli i mbledh rrezet
i fut në gji të tij .
Hëna lozonjare përton
të ndriçojë .
Natyra herë e bukur
herë në gri .
Përse njerëzimi të vrarë
në zemër kanë harruar
të buzëqeshin të
gëzojnë …
Drurët hahen me njëri tjetrin
në pyllin e mbetur pa lëkurë.
Dimër i zëmëruar .
zëri ytë lëviz i dëshpëruar
diell nga qelia i rrethuar.
Ka shkuar në anët e errëta
të botës

.
PRITJE…..
Pa gëzimin e kukullave
që qajnë në duar.
Shije pa bukuri .
Bukuri pa shije .
ditët kalojnë shpejtë
festat po afrojnë .
Njerëz nëpër rrugë
me vete kuvëndojnë.
Lotë të prinderve të vetmua
gëzimin pezullojnë .
Nuse të vetmuara
me fëmijë nëpër duar presin
ç’farë forme kanë dashuritë ?
Lotët e një nëne të moshuar
të sëmurë—— nxjerrin nga
shkronjat sythe dhimbje .
Presin…
djalin ti vijë ti çelen sytë
Loti ti kthehet si dielli
në mëngjes kur ndritë

.
HESHTJE….
Rrugë që qajnë nga boshatisja .
Shtëpi që lotojnë nga vesa .
Dritare që rrinë hapur nga brengat.
Eh– babai me mjekërr të bardhë
qetsia e heshtjes nën dru i mbetet
në oxhakun që s’flet me fjalë .
por me dhimbje.
Dëgjohet veç kërçitja e lehtë e yjeve
që digjen atje lartë ngadalë.


MALLIM…..
Pleq mbështetur mbi bastunë ….
rrugës ikin e mendojnë,
fshinë lotët e syve
burrërinë dot se komandojnë .
Një qetësi nate .
Shterohet hëna në errësirë .
Mallimi të kthen në fillim.
Nga fillimi do të pakëzohet .
Ku nuk barazohen ëndërrat
shpresoj se zoti do të
ndërrojë mendime në
një riradhitje tjetër.
Pa maskë buzëqeshje.
Pa perde që mbulon gjithëçka

.
SHPRESË…
Rreze të vijnë si flaka .
Mbi ballë të lidhet hëna.
Mbi flkoket e pritje të lidhen ylberet.
Në sytë e pritjes të lidhen yjet,
Në buzë të lidhen qershitë,
Në flokë të lidhen kurorat e bukurisë .
Në buzëqeshje të lidhen
dashuritë .
Bota të mos jetë e hirtë.
Tu ndriçojë shpirti si hëna
Drejt mezit të errësirës..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT