Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-FJALËT MAGJIKE

Zymer H. Haliti-FJALËT MAGJIKE

FJALËT MAGJIKE

Ecja asaj rruge i lodhur
me shumë mendime blu
ëndrrat s’kishin të sosur
veq që s’më ra pika në tru.


Më fal kohë e imja e shkuar
nuk isha në gjendje t’veproj
por zemra kurrë s’ka pushuar
dhe sot atë kohë e kujtoj…


Sa e sa fjalë magjike treta
duke dashur diçka të them
por,çudi shprehje nuk gjeta
s’di e nesërmja ku me gjenë.


Do të vijnë e ikin ditët
sikur këto vite që shkuan
çfarë kërkuat,çfarë pritët
Ikën zogjtë që dikur kënduan.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT