Tuesday, January 31, 2023
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-MALLI PËR TY SI NJË PËLLUMB MË ZBRITI

Petro L. Sota-MALLI PËR TY SI NJË PËLLUMB MË ZBRITI

MALLI PËR TY,

SI NJË PËLLUMB MË ZBRITI,

Ditët, si me kamzhik, muajët i godasin,
Edhe vitet ecin, si një karrocë e rënduar,
Ndërsa netët ulërijnë, si ulkonjat bërtasin,
Nga i ftohti nordik, që vëndin ka pushtuar.


Edhe era në qytet, si bushtër fërshëllen,
Në aeroport avionët ulen me vështirësi,
Ndërsa pika shiu, si të lodhura po bien,
Si kujtime të largëta, që më vijnë nga ti.


Po më dukej aeroporti, si lypës i uritur,
Që gëlltiste mjegullën, kur aty po vinte,
Në një kohë tjetër, ti do më kishe pritur,
Por, si i lodhur dhe shiu, sonte po binte.


Në Venecia, janë akoma të shqetësuar,
Nga një stuhi, që dallgët i ngriti përpjetë,
Dhe sheshin San Marko, uji e ka pushtuar,
Në hotele turistët, të bllokuar kanë mbetë.


Nga pritja e gjatë dhe unë isha i lodhur,
Ankthi nga mosnisja, të stresuar më mban,
Se dimë akoma, ç’mund të ketë ndodhur,
Nga vonesa e linjës, Venecia – Tiranë.


E kemi humbur qetësinë, këtë fundviti.
Ashtu si avionin e linjës, Venecia – Tiranë,
Por malli për ty, si një pëllumb më zbriti,
Me pikat e shiut, që si të lodhura ranë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT