Tuesday, January 31, 2023
BallinaSportRonaldo kërkon punëtorë, paga është e madhe

Ronaldo kërkon punëtorë, paga është e madhe

Cristiano Ronaldos aktualisht është pa ekip, megjithëse shumë afër vendimit për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite. I rikthyer nga eksperienca në Katar, ku u eliminua në çerekfinale të Botërorit me Portugalinë e tij, vazhdon të mbetet rregullisht nën vëmendjen e mediave, të cilat presin lëvizjen e tij apo të dhëna për ekipin e mundshëm të radhës.

Ndërkohë, në pritje të lajmeve për të ardhmen, ka bërë bujë një hulumtim i fundit i bërë nga kampioni portugez. Cristiano Ronaldo në fakt është duke përfunduar punën për vilën e tij të re në Cascais, në zonën “Quinta da Marinha”, në Portugali.

Një shtëpi e pabesueshme, me vlerë 21 milionë euro dhe me sipërfaqe 3000 metra katrorë, e pajisur me fusha tenisi, pishinë të brendshme dhe të jashtme, palestër, një garazh të madh për 20 makina dhe sistem ngrohjeje inteligjente.

Për këtë vilë të madhe, CR7 dhe Georgina janë në kërkim të punonjësve të rinj për t’u kujdesur për të, si kupëmbajtës, kuzhinier etj. Paga e ofruar është një shifër e çmendur: 6000 euro të mira në muaj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT