Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Nga syri im mos pikoj lot...

Korça Bibjana-Nga syri im mos pikoj lot…

Nga syri im mos pikoj lot…

Dy gota vere dhe shishja bosh
Ashtu dhe vëndi jot përtej
Bëj të lumturën, por është e kotë
Pi dhe për ty e prap smë deh


I mbusha gotat plot , përplot
Si atëherë me verë të mirë
Kur më mbaje, zemrën ngrohtë
Tani pa ty vera është ngrirë


Ka ngrirë ashtu, si ardhia jote
Që kur sndiej hapat,si më parë
Si atëherë , kur më pushtoje
në botën tonë, ishim të marrë!


Po pres të ikë ,ky dimër i ftohtë
Pres dhe prenverën,për të ardhë
Nga syri im,mos pikoj lot
Të vish dhe ti të jemi bashkë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT