Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali--SI NJË PULËBARDHË-

Enertin Dheskali–SI NJË PULËBARDHË-

-SI NJË PULËBARDHË-

Ti ike drejt errësirës së harresës, si stuhi,
U fshehe nëpër mjegullën e dyshimeve,
Me inatin që xhelozia të mbolli ne gji,
Plagose keq çiltërsine e zemrës sime.


Ti ike, por nga shpirti yt dot s’me nxjerr,
Unë jam në mendje, fle në ëndrrat e tua,
E di, për zërin tim, për shakatë malli të merr,
Se nëpër deje, të rrjedh si llavë dashuria.


Ti ike por unë e ndiej se prapë do të vish,
Si një pulëbardhë që pa bregun nuk jeton,
Dhe refren në këngët e mia do jesh sërish…
Eja, veshur me vellon drithëruese të dashurisë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT