Saturday, April 20, 2024
BallinaUncategorizedÇaste poetike me vargjet e poetit Dan Ibrahimi

Çaste poetike me vargjet e poetit Dan Ibrahimi

Kështu shikonte Helena dikur
sa Paridi u marros hyjnisht
tevona ajo u bë një ogur
që globin e solli në gisht


Gjithnjë shekujve më pas
poetë, këngëtarë, piktorë…
kanë ndërtuar të sajin imazh
si më të bukurën metaforë


Askush s’e mallkoi për rënien e Trojës
thanë: ia vlente lufta për sytë e saj
po u mallkua bleta mjalti i hojes
ç’vlerë do të kishte pastaj

analistët e gjetën kriminelin
dhanë verdiktin gjyqësor
me radhë të gjata në statuse
siç dinë ata
pasi hapën puse, puse, puse…
me çirrje hata
sot mohuan që bënë bedelin
thanë që ishte diçka si metaforë
e populli si popull
mbrëmë nga nxehja u bë duq
dënoi dhe ai pa rrotull
njëngjyrësh gri
siç dënonte dikur kuq

sytë e dibranes
kaluar mbi kujtime
si një urë kohësh
m’i solle ti gocë me krela
e njëjta melankoli
i njëjti ogur u zgjua nga gjumi
si mallungë motesh
kaherë e shkruar
ç’mal i dendur malli
trokoi retinës sime
si një gurgullimë lumi
eu po gryka të thella
paskan përpirë kohën e artë
thërrime të zemrës qenkan zgjuar
nga amullia e gjatë
me uri për të më kafshuar
e njëjta floknajë
i njëjti pellg më pret
e njëjta luginë
i njëjti kep
të njëjtat dymolla si dikur
më shembin
ah hiri i zanës
paska blatuar kurmin e saj
sa për t’më shituar
si tregimi i vjetër
sytë e dibranes

Si me taka si pa taka,
me fustan dhe pa fustan,
çunat pësojnë katarakta
kur më ndeshin për anë.
Nuk kam faj mor’ aman
dielli e hëna më kanë xhan


Si me ojna dhe pa ojna,
me këmishë dhe pa këmishë,
jam yllnajë përmbi zonja
ta them ty që ta dish.
Jo, skam faj mor’ aman
dielli e hëna më kanë xhan


Si e veshur si e zhveshur,
në rrugë dhe në shtrat,
si unë bota nuk ka ndeshur
edhe zotat më rrinë ngat
O skam faj mor’ aman
dielli e hëna më kanë xhan


Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT