Friday, March 29, 2024
BallinaLajmeAdriatiku i trazuar, me qindra pasagjerë do të qëndrojnë gjatë natës në...

Adriatiku i trazuar, me qindra pasagjerë do të qëndrojnë gjatë natës në traget

Moti i ligë që ka përfshirë Shqipërinë, por edhe rajonit ka ndikuar në lundrimin e trageteve me Italinë.

Autoriteti Portual Durrës njofton shtyrjen e lundrimeve të planifikuara mbrëmjen e sotme drejt Barit dhe anasjelltas, si pasojë e motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë rajonin e Adriatikut.

Raportohet se trageti që do të nisej nga Durrësi në drejtim të Barit mbrëmjen e sotme është shtyrë për në orën 08:00 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa imbarkimi i pasagjerëve do të kryhet mbrëmjen e sotme./A2/

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT