Friday, March 29, 2024
BallinaKalendari EnciklopedikPasion dhe pushtet, gratë në jetën intime të Ahmet Zogut

Pasion dhe pushtet, gratë në jetën intime të Ahmet Zogut

Jeta intime e Ahmet Zogut ka mbetur një prej temave historike që ngjallin ende kërshëri. Monarku shqiptar, i cili lidhi kurorë me konteshën hungareze Geraldina Apony, jetoi një jetë playboy deri në martesën e tij, ku nuk munguan as dashuritë e mëdha dhe as lidhjet për interesa politike.

Nga ERALD KAPRI

Ahmet Zogu u shkollua në Stamboll dhe ende adoleshent la gjurmë në nisjen e shtetit të ri shqiptar teksa shfaqet një lider 17 vjeçar në Kuvendin e Vlorës, në krye të qindra matjanëve. Gjatë luf.tës së Parë Botërore, i graduar kolonel në ushtrinë Austro-Hungareze, Zogu syrgjynoset në Vjenë për rreth 1 vit e gjysmë, duke ndikuar fort në formimin dhe shijet e tij. Jeta në kryeqytetin europian do të luante një rol të pazëvëndësueshëm teksa i riu Zog do të mësonte mbi jetën mondane, operat, kafenetë dhe njohjen me vajzat europiane.

Një prej dëshmive të hershme është se Zogu u dashurua fort pas një vajze hungareze gjatë kohës që jetoi në Vjenë. Kjo dashuri, e cila nuk zgjati shumë, i la mbresa të forta duke mos e harruar kurrë përvojën e tij hungareze. Kjo dashuri e parë përflitej mes elitës së kohës së Tiranës, e huaj dhe shqiptare, nisur nga fakti që Zogu monark këmbëngulte që Mbretëresha e tij e ardhshme të ishte hungareze. Mesa duket, dashuria e parë nuk u harrua asnjëherë nga Mbreti Zog.

Në fillim të viteve 20, kur jeta e tij politike nisi vrullshëm, Zogu çimentoi një marrëveshje politike përmes fejesës me vajzën e njeriut më të pasur të Shqipërisë. Behije Vërlaci, vajza e Shefqet Verlacit, u fejua me Ahmet Zogun. Kjo lidhje politike i shërbeu mjaft Zogut por ai nuk mundi të takohej kurrë me Behijen ndonëse përflitej se ishte një nga vajzat më të bukura në Shqipëri. Në vitin 1924, Ahmet Zogu detyrohet të largohet nga Shqipëria, dhe gjatë kohës së jetesës në Serbi, ai njihet me një austriake e quajtur Franceska Janko, por që elita e Tiranës e thërriste Franzi.

Ajo do të jetonte vite të tëra në Tiranë pranë Zogut duke jetuar lidhjen e tyre në fshehtësi. Tashmë, i konsoliduar në pushtet, Zogu prish edhe fejesën me Behije Vërlacin, edhe pse zyrtarisht qendruan më shumë se 6 vite të fejuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT