Friday, March 29, 2024
BallinaSportRonaldo debuton me fitore në Arabinë Saudite

Ronaldo debuton me fitore në Arabinë Saudite

Kristiano Ronaldo më në fund ka debutuar si futbollisti më i ri i Al Nassr në kampionatin e Arabisë Saudite. Ylli portugez është pritur në një stadium të tejmbushur që dëshironte ta shihte në veprim dhe ai ka zbritur në fushë me shiritin e kapitenit në krah që nga minuta e parë në sfidën ndaj Al Ettifaq.

Por debutimi i tij ka qenë përgjysmë i lumtur, pasi nga njëra anë skuadra fitoi, por nga ana tjetër ai vetë nuk gjeti dot rrugën e rrjetës. Portugezi në fakt ishte protagonist në aksionin e golit të vetëm të sfidës, që siguroi suksesin 1-0 të skuadrës së tij dhe e ktheu në kreun e renditjes së kampionatit.

Por ai ishte protagonist i pavullnetshëm, pasi nuk ia doli që të devijonte me kokë topin që ishte harkuar drejt tij në zonë, teksa pas krahëve erdhi Taliska i cili goditi siç duhej dhe çoi sferën në rrjetë.

Më pas, Ronaldo u mundua disa herë të shënonte, por e kishte ë vështirë të gjente hapësirat, i rrethuar gjithmonë nga shumë kundërshtare. Gjithsesi, ai në fund festoi bashkë me shokët e skuadrës këtë sukses të parë, duke shtyrë takimin me golin në ndeshjet e mëvonshme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT