Tuesday, January 31, 2023
BallinaVitrina e libritSanie Tushi Rrokaj-PENA E POETIT.

Sanie Tushi Rrokaj-PENA E POETIT.

PENA E POETIT.

Poezia është një romancë
e bukur dashurie,
e ëmbël që të jep
shumë doza kënaqësie .


Të jep emocion dhe bukuri
kur e thua me vargje brilante
është ndjenjë dhe frymëzim .
Ngjan me të bukurën magji.


Është si vetë dashuria
kur nuk deformon vargjet
Kjo quhet poezia .


Është diell i pangopur
netët , yjet dhe hënën
që jep dritën në gjithësi.


E ngjyen penën jetës –popull
me dhimbje -brenga ,
vuajtje –halle ,
loton ,pena magjike
fletës së bardhë ,


Dashurinë e nënës
nxirrte nga shkronjat
sythet ,dhimbjet .gëzimet
E fliste me gjuhën e saj
me atë gjuhën madhështore.


Pena e mëndje ndriturve poetë,
jeton mes ëndërrave të bukura
të dashurisë.


Vashës , maleve e deteteve
lumenjëve e kodrave
Luleve e bukurisë .


Tërë stolitë e botës përmbi krye .
Poeti kur mbaron dita
mbyll derën e llogjikës
dhe hap dritaren e ëndërrave .


Në të gjitha zhanret e bukurisë
poeti është artë .
dhe arti nuk shuhet kurrë

.
Dashuro poezinë me zëmër e shpirt
Aty gjën mrekullinë e lumturisë .


Kur shkruan poezi
zëmra dhe shpirti janë
në duel të plotë harmoni.


Poezija frymon botën
si vetë dashuria,
duke e bërë hyjnore
duke motivuar vaxhdimësinë e
jetës .


Poetët janë muza dhe shpirti i
ëndërrave shpresë ,
janë fryma dhe muzikaliteti
i fjalës shënjtëruar.
Të sjellin dashurinë e botës
në duar

.
Yjet i ulin nga qelli i kaltër
me zogj duke biseduar ..
Hënës i japin shkëlqesinë
diellit rrezet e tij të ndriçuara

.
Ylbereve ngjyrat e bukura
të motivuara .
Deteve kaltërsinë.
Dashurisë i bën skalitje
me aromë purpure.


Qiellin blu me diellyje.
Damarët e njeriut vertikal
në kopësht shartim,
zoq e lule për shqisa.


Në bebza të syve
qëndisma për agime brezash.
Cicërimat e zogjëve
zgjime të ëmbëla për poetin,
që të mbush çdo boshllëk në
shpirtin e tij zemërthyer

.
Ëndërrat e udhëtimit gërshetuar
me mallin e nxehtë
i kthen nga e para ,
aty ku zemra e poetit
të pulësojë e qetë

.
Dhe loti e zëmrën
nuk e mbytë trishtimi.
E ëndërra e ngrohtë
të rrijë zgjuar nga gëzimi .


Poeti është ëndërr prej gjethi
që përkthen lumin ,
njëqind burime njëzëri
dhe zoqtë që venë e vinë
zgjuar ecën nëpër mjergull
pa zemër në fluturim.


Thanë dete dhe oqeane
Me gjak shkruan poezinë

.
Mos nënëvlersoni poetin .
Se s’bën kompromis në penë
se i rrjedh gjak i pastër
Se i rrjedh gjak i kuq në venë.

Respekte për të gjithë poetët dhe poeteshat .
mos u shteroftë pena kurrë .
Si ujë që rrjedh nga zalli
në stuhi e në furtunë .


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT