Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj-JETA.....

Bukurie Bucpapaj-JETA…..

JETA…..

Ah kjo jetë, sa herë më ka shenjuar,
Goditur keq, aspak nuk pati mëshirë.
Veç nga ajo jam rritur, jam forcuar,
Të paktën, këtë ma mësoi më mirë.


Degëve të saj, si një zog i vrarë,
Fluturova, me atë gjysmë shpirti.
Stuhive përballë iu kam dalë,
Zemra u thye sa herë, si nji gotë qelqi.


Megjithatë, mengjeseve gri të lindura,
Qënia, u rilind me buzëqeshje dielli.
Dramë, poemth , balada vargjet në lirika,
Flet ndienja, dashuria, gëzimi, mllefi.


Në fund të fundit, kush nuk u plagos,
E tillë kjo botë, si një ëndërr makth?!
Sfida përpara na vënë e nuk ka të sos,
Veç ka ëndërra të bukura sakaq.


Andaj, jetoni, të artin moment e çast.
Mos mendoni çfarë kaluat e çfarë vjen pas.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT