Thursday, April 25, 2024
BallinaVitrina e libritShaip Bllaca-Zgjohu shpirt

Shaip Bllaca-Zgjohu shpirt

Zgjohu shpirt

Natën kur bëja gjum,
Shpirti më tha,
Ti krijes e Zotit duhët të dijsh,
Në gjum dhe në varr s’ka lumturi,
Zgjohu shpirt,


Ç’do mëngjes gëzohuni shëndetit,
Me atë mendje e intelekt që ke,
Puno e vepro me punë të hajrit,
Knaqe zemren me pozitivitet,
Në njerën dorë mbaje nji lule arom,
Me dorën tjeter ushqe trupin,
Buk e krip e zemer në sofër.


Vitet ikin , e djeshmja s’kthehet,
Sot është dita që shijohet,
Çdo natë kur bie në gjumë,
Shpirti më thot: Zgjohu heret,
Duhët ditur,
Për gjum ke me pas mileniume,
Për të fjetur.


Vdekjes nuk i frikohem,
Edhe këto momente ta lë këtë jetë

E di shpirti im, kam lindë me vajë,
Në vdeksha , shpirti kur të më del,
Nga nji pik lotë do të dal nga syt e mi,
Lotët e mi do të ken mundësi ti shohin,
Vetëm të dashurit e shpirtit tim,
Të cilët kishin dhimbje për vuajtjet e,
Jetës sime…

.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT