NJË METAFORË
Kur fjala ndalon
Në hapin e parë për të pushuar
Në fillimin e rrugëtimit n’kohë
Dielli që në lindje përcjell hapërimin e saj
Me kokrrat e syve t’zi
Fjalë andrrës ti jap fuqi
Kur fjala ndalon e heshtë
Deshirat e mia mbesin të pa plotësuara
Përkundrazi janë rob të dikujt tjetër
Pas një dite të gjatë
Dielli perëndon nën siluetat e sheshta
Në krahët e zogive të bardhë
Kur në vend të kujtimit
Unë përdor mirazh një metaforë.