Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo siç quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës.
Këto burime të hapura në natyrë janë një fenomen vërtetë i rrallë natyror.
Vlerat e tyre kurative dhe shëruese të disa sëmundjesijase madje shumë specialistë i cilësomë të mirat që gjenden në Evropë.
E shndërruar në një pikë të mirëfilltë e turizmit shëndetësor, zona e Bënjës së Përmetit pikun e frekuentimit të saj e ka gjatë sezonit të verës.
Në Bënjë të Përmetit ndodhen katër burime termale që trajtojnë problemet e reumatizmës dhe dy të tjera, një për të gjitha problemet e lëkurës si dhe një tjetër për shëndetin e stomakut.






foto credit Fation Plaku fotography