Wednesday, April 24, 2024
BallinaSportDel Piero: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi te Juventusi

Del Piero: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi te Juventusi

Ish-lojtari i Juventusit, Alessandro del Piero, thotë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për situatën ku ndodhet skuadra.

Duke folur për krizën në skuadër, Del Piero tha se ekipi duhet të dijë se ka mbështetjen e atyre që e ndiejnë fanellën, ndërsa shtoi se edhe trajneri Allegri ka përgjegjësi për këtë që po ndodh.

Është një moment shumë i vështirë, me Monza-n ka pasur gabime që janë vërtet të padenja për cilësitë e lojtarëve që ishin në fushë, veçanërisht për sa i përket vëmendjes. Gjendja psikologjike po ndikon shumë. Skuadra është dukshëm e brishtë dhe gjithçka që ndodhi dhe po ndodh, po e prek ekipin. Por duhet të jenë të vetëdijshëm se ata kanë mbështetjen e të gjithëve atyre që e duan këtë fanellë dhe nuk duhet të dorëzohen, ashtu si në 2006.

Allegri? Fillimi katastrofik i sezonit është një përgjegjësi e tij, ashtu si ecuria në Champions League. Juventusi ka humbur shumë nga sezonet e tij dhe këtu duhet të mbajë dikush përgjegjësi”, deklaroi Del Piero.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT