Wednesday, April 24, 2024
BallinaKalendari EnciklopedikDy piktura nga Goya u shitën për 16.4 milionë dollarë

Dy piktura nga Goya u shitën për 16.4 milionë dollarë

Dy portrete të pikturuara nga Francisco de Goya në 1805 janë shitur në ankand në New York për 16.4 milionë dollarë, çmimi rekord i paguar në ankand për një vepër të artistit, ka njoftuar shtëpia e ankandeve Christie.

Dy pikturat janë ‘Portreti i Doña María Vicenta Barruso Valdés’, e ulur në një divan me një qen dhe ‘Portreti i nënës së saj Doña Leonora Antonia Valdés de Barruso’, ulur në një karrige. Të dy portretet ishin të datuara dhe të nënshkruara nga Goya.

Sipas shtëpisë së ankandeve, portretet i përkasin një koleksioni privat. Pikturat kaluan nëpër disa koleksionistë të rëndësishëm  dhe u blenë në vitin 1951 nga familja e pronarit aktual.

Të dyja u porositën në 1805 nga Salvador Anselmo Barruso de Ybaretta, bashkëshorti i Doña Leonora dhe babai i María Vicenta Barruso Valdés. Këto portrete u ekspozuan në Muzeun Prado në vitin 2008.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT