Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-MALLI, NDIZTE ZEMRËN TIME

Petro L. Sota-MALLI, NDIZTE ZEMRËN TIME

MALLI, NDIZTE ZEMRËN TIME

Dimëri i sivjetshëm, do jetë i vështirë,
Shoh patat e egra, që vijnë në varg,
Në qiellin, që çdo ditë duket i nxirë,
Ndërsa pranvera, akoma është larg

.
Po vijnë ditët me shi edhe furtunë,
Ndërsa drurët lëkundet si të mjera
Të ftohtit, troket në dritare tek unë,
Dhe mikja troket, në shpirt si përhera.


E më ngroh, me sytë e saj të bukur,
Por dhe me zjarrin, që mbanë në gji,
Me buzëqeshjen, që ka si një fluturë,
Edhe zemrën, ma ngroh me dashuri.


Më vjen si rreze e më sjell muzën
Porsi një hënëz e plot, ka zbritur,
Si dy sythe gjoksi, ia ngre bluzën,
Dhe pranvera, do të ishte mahnitur,


Në shpirt, ajo pranverën ka mbjellë,
Në çdo stinë, çel si një lule e bukur
Aromën e gushës, si fllad ma sjell,
Ndërsa mallin, e sjell si një fluturë.


Prandaj malli, kur vjen më rrëmben,
Si ngjyra ylberi, shfaqet midis nesh,
Si goditje rrufeje, shpirtin shpërthen,
Kur kujtoj buzën e saj, që buzëqesh.


Bukuria e saj, s’mund t’ishte ndryshe,
Me buzë të kuqe, si petale trëndafili,
Vetullat në ballë, si krahë dallëndyshe,
E me gjirin të shpërthyer, si lule prilli


Kur buzëqesh, me çiltërsinë që ka,
Në pritje, sikur një surprizë kërkon,
Me vështrim sikur thot:- puthmë pra,
Por mua atë çast, zemra më gufon.


S’dua ta mashtroj që puthjen t’ia marr,
Se e di, që do të pendohem më vonë,
Se do të jetë për mua, si puthja e parë,
Prandaj, e dua të ëmbël e me pasion,


Se di, sa kohë, mundem të rezistoj,
Pa folur me atë, të paktën një ditë,
Si yllin e mëngjesit, rri dhe vështroj,
Se po më duket dita, sikur një vit.


Kur në qiell yjet bashkë mblidhen,
Ashtu si luleshqerrat nëpër lëndinë,
Në shpirt tim, karafila të kuq ndizen,
E në gjoks, derdhet malli pa pushim.


Dhe kur mëngjezi zgjohet i kuq flakë,
Nga psherëtimat e ëndërrave intime,
Por malli, s’do të kishte tjetër shkak,
Që të vinte e të ndizte zemrën time.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT