Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritImer Hysa-I LIGU

Imer Hysa-I LIGU

I LIGU

Të gjitha si njeri i ka, trupin, veshjen, ecjen
Mënyrën e të shprehurit, lëvizjet kur flet dhe ik,
Por seç ka diçka që kurrë sja pëlqyen të tjerët,
Hipokrizinë për të tjerët e shpirtin e tij cinik.


Si molë në teshat e palara, si vemje, si larvë
sa mundet gërryen në jetët e të tjerëve,
Trupin e shëndetshëm, jetën e tyre të bardhë
gjithkuj mundohet tja bëj të pavleshme.


E gjithë metamorfoza e jetës që ka kaluar
Me kamuflazh e metoda të sofistikuara i iku,
Por në kujtesën e atyre që dot se përballuan
Përjetësisht i ngeli nofka i ligu.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT