Thursday, March 28, 2024
BallinaLajmeNëse vlera e koeficientit është 103.17, kaq do të paguhet mësuesi i...

Nëse vlera e koeficientit është 103.17, kaq do të paguhet mësuesi i shkollës fillore

Nacionale nga burime të mirëinformuara, ka marrë vesh se vlera e koeficientit për paga pritet që të jetë 103.17.

Sa do të paguhen mësimdhënësit në bazë të kësaj shifre veç nëse zyrtarizohet?

Ligji për paga i publikuar para pak javësh në gazetën zyrtare tregon koeficientin, por jo se sa do të jetë vlera e tij.

Sipas asaj që shihet aty, mësimdhënësi i shkollës së mesme ka koeficientin 5.8, ndërsa ai i shkollës fillore, 5.6.

Duke e llogaritur me vlerën e mësuar nga Nacionale, që pritet të jetë 103.17, mësimdhënësi i shkollës së mesme do të marrë rreth 598 euro pagë, ndërkaq, ai i shkollës fillore, do të paguhet rreth 577 euro.

Vlen të theksohet, se burimet i Nacionales që vijnë nga shumica parlamentare, ka treguar se vlera e koeficientit pritet të bëhet e ditur gjatë ditës së nesërme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT