Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritDed Nikoll Luca-Satira poetike!

Ded Nikoll Luca-Satira poetike!

Satira poetike!

Kush është bariu?
Në momentin kur e kalon kufirin,
të cilin e ka vizatuar shoqëria,
Nëse nuk e din, ta tregoj unë!
Të perçafon çmenduria,
Në shtëpi në rrugë dhe në punë!
Të zgjedhësh gjërat që nuk i don,
Ke qenë dhe je i lirë!
Çfar mjeti përdoret
të të kthejë në gjendje të “mirë”?
E din ti, e di edhe unë…..
Korrigjimi apo përshtatja,
nuk është qëllimi i shoqërisë……
Ky nuk është një fiksim i individit!
Flitet në emër të shoqërisë!
Flas si për të kaluarën
Për sot , nesër dhe në vazhdim…..
Kjo nuk ka asnjë vlerë !
Diçka tjetër, si përherë ..
Vetëm transformimi,
është dhe mbetet qëllim.
Duan të na transformojnë në dele të buta!
(Flas për ata që nuk e dinin)
“Bariu” si shkop ka penën,
Dhe firmos trasformimin!
Kush është “bariu” me penën dhe bojën?
Me çfar mjetesh e vazhdon lojën?
Lojën e kërkimit të gjilperës në kashtë…..
Nëse e ndien, se nuk mund të flesh,
Ngrihu nga shtrati dhe dil jashtë.
Mos u mundo që ta kërkosh gjumin!
Gjumi nuk është budalla që gënjehet.
Budalla nuk është as “bariu i parlamentit” të shqipërisë…
Gjeje shqetësimin e pagjumësis……
Gjeje, ashtu urtë e butë,
Pa u bërë nervoz.
Ndoshta ke shumë dëshira,
ndoshta je shumë ambicioz.
Ambiciet nuk të lejojnë të flesh.
Shqetësimi yt vazhdon, mendja jote, me dëshira punon!
Sa e vështirë kjo punë……
Duke u munduar të gjej bariun,
Më doli gjumi,
….dhe pashë se isha në gjumë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT