Friday, April 19, 2024
BallinaLajmePrishtinasi mashtrohet nga një “zyrtare e huaj”, i dërgon shumë të madhe...

Prishtinasi mashtrohet nga një “zyrtare e huaj”, i dërgon shumë të madhe parash

Një qytetar në Prishtinë është mashtruar online, pasi përmes një rrjeti social është kontaktuar nga një përdorues/e, e cila është paraqitur si një zyrtare, duke pretenduar se do t’i dërgojë një shumë të hollash për investime në Kosovë.

E njëjta më pas i ka kërkuar viktimës të holla, me këtë të fundit që i ka dërguar asaj një shumë të konsiderueshme.

Prishtinasi më pas është ankuar në polici.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se përmes  rrjetit social është njoftuar me të dyshuarën femër (e huaj), e cila ishte prezantuar si zyrtare, dhe e njëjta i kishte thënë se një shumë të hollash do ti dërgoj për investime në Kosovë dhe duke e mashtruar i ka kërkuar viktimës të holla i cili i ka dërguar asaj një shumë të konsiderueshme të hollash”, thuhet në raportin e policisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT