Friday, March 29, 2024
BallinaKalendari EnciklopedikSot është 78 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

Sot është 78 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

Dhimitër Pecani lindi në Korçë më 3 shkurt të vitit 1945, është një aktor i mirënjohur shqiptar. Kreu studimet në ILA në degën e dramës, në vitin 1966. U emërua aktor në Teatrin Popullor po këtë vit. Ka interpretuar disa role në karirerën e tij si aktor, Nazimi “Shokët”, “Dritani “Ngjarje në fabrikë”, “Ndou “Cuca e maleve”, Agroni “Studentja e vitit të fundit”, Shpendi “Tokë e zjarrtë”, etj.

Suksesin më të madh e pati si regjisor, duke vënë me sukses afro 20 pjesë, si p.sh “Gjëmimi i atij dimri”, “Miq të paftuar”, “Një dimër i shkurtër”, “Romeo dhe Zhulieta”, “Rajmonda”, Dy zotërinj nga Verona”, “Ezopi”, etj. Në vitet 90 iku në emigracion në Francë, ku është edhe sot. U rikthye në TK në 2003 për të vënë në skenë komedinë “Karnavalet e Korçës”. Ka interpretuar si aktor edhe në 8 filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artist i merituar”.

Filmografia

Përballimi – (1976)…Admiri

Ne vinim nga lufta – (1979)…Arifi

Përse bie kjo daulle – (1969)…Rudi

Oshëtime në bregdet – (1966)…Petriti

Vitet e para (1965)

Debatik – (1961)…Agimi

BURIMI I LAJMIT aKTORET SHQIPTAR
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT