Tuesday, April 23, 2024
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali--JAM VËSHTRIMI YT-

Enertin Dheskali–JAM VËSHTRIMI YT-

-JAM VËSHTRIMI YT-

Unë nuk jam ëndërr e shprishur,
Dhe pse ti më kërkon në errësirë,
Nëpër brigjet e ashpra të ëndrrave,
Sa herë ankthi të shtrëngon shpirtin e ngrirë.
Unë nuk jam ëndërr e shprishur,
Jam gjaku që nxeh dejet e tua,
Me llavë të egër dashurie.
Jam zëri që të thërret i burgosur,
Emrin tënd nëpër mendje,
Jam vargu që qan nëpër pentagramë,
Si këngët që flenë,
Tek varri i Orfeut,
Mbushur me dhimbje.


Unë nuk jam ëndërr e shprishur,
Jam vështrimi yt,
Mbi gurët e kohës,
Që klith përmes miteve.
Jam loti mbi syrin e së vërtetës,
Jam trupi dhe shpirti,
Jam flladi i dallgëve nëpër dete,
Jam skllavi i zemrës që të bën perëndi,
Jam frymëzimi që të kthen në poete…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT