Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-...." "Kaçurrelat" e tu... edhe sot janë muza ime...!!!"

Pirro Minella Millona-….” “Kaçurrelat” e tu… edhe sot janë muza ime…!!!”

.Përballë në lokal, atë natë ishin në një tavolinë ngjitur me ne, dy çifte të rinjsh, që qeshnin të çliruar, plot gaz, tepër të shpenguar. Në mes tyre në atë shoqëri, ishte një vajze me trup të bukur, me flokët “kaçurrele”.

Ne ishim disa shokë në moshën tonë dhe po tregonim qyfyret e jetës të jetuar.

Kur befas “kaçurrelja”, kthehu kokën dhe ne u ndeshëm edhe me sytë e saj plot dritë, rinore.

Dhe çudia më e madhe, në lokal dëgjohej kënga e vjetër e shkodranit Gac Cunit “Kaçurrelat e tu”.

Të dy këto detaje ua tregova shokëve.

Më çapajevi, nga ne, qeshi dhe mu drejtua mua:

-Ç,më sollën ndërmënd, atë “kaçurrelen” e ëmbël.

Në moment mbylli sytë dhe ashtu duke belbëzuar si fëmijë ligjëroi:

-Si ateherë më çove në ënderra të ëmbla, tek Ajo “muza” ime “kaçurrelja”, lozonjare.

Sa kam vuajtur, që ti dilja përballë, Ajo më shtinte në ledhe, më ngrinte “kurthe” dhe vetë shpëtonte, si një kunadhe e shkathët.

Kur kalonte “kaçurrelja”, me flokët, që i lëshonte sa nga njëri sup në supin tjetër, i turresha dhe i lutesha të më jepte një tufë nga “kaçurrelet” e pabindura.

Ajo ma kthente: ” Tufën time nuk e merr dot, se të përcëllon”.

I therrisja me përkëledhi;

“Kaçurrele”.

Shpejt kthente kokën, ndalonte një moment dhe fluturonte si sorkadhe mali.

E arrija e puthja në gushë, baluket në ballë ato “kaçurrelet” e pabindura, çmëndin gjithë dynjanë, jo mua.

E tërhiqja lehte nga “kaçurrelat”, i thoja duke belbëzuar:

” Vashëza ime, të kam princeshë, një “kaçurrele” nga ato e dua, një tufëzë të vogël”.

E shtrëngoja fort, e puthja në buzë, pas çdo puthje i thoja “kaçurrele-kaurrele” O, e imja muzë, e vetmja muzë, që kam je Ti.

Filloja ta trëmbje “kaçurrelen” time, kujdes se nesë në këtë rrugë ku jemi ne, ku era fryn si e marrë dhe ngrë shtrëngatë të dalin magjistaret dhe të zënë pritë, të marrin, të rrëmbejnë.

Të ftojnë në gosti këta magjistarët e netëve të zeza, të futin në botën e tyre.

‘Kaçurrelja” si e hipnotizuar më shikonte dhe nuk merrte fare frymë.

Ti je Muza ime “kaçurrelja ” e embel.

Te tre ne e dëgjonim me vëmëndje këtë rrëfim të shokut tonë të kthyer në rininë e tij të parë.

….Melodia e kënges “Kaçurrelat e tu” mbaroi edhe e qeshura e gocës me “kaçurrela” heshti.

Asgjë nuk pëpitinte, sikur prisnim me kokën të kthyer nga hyrja e lokalit, “kaçurrelen” e shokut tonë të përmalluar….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT