Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritVioleta Kadriu-MOS MË PREK NË PLAGËN E VJETËR

Violeta Kadriu-MOS MË PREK NË PLAGËN E VJETËR

MOS MË PREK NË PLAGËN E VJETËR

Mos më prek në plagën e vjetër,
se ende aq fort më zgjon mallë e më dhemb,
mos më përkujto atë dashuri vrastare,
që muret e kalasë së zemrës m’ i shemb!


Mos më prek në plagën e vjetër,
që ta dish, se shumë më lëndon,
se si ai zjarr, në shpirt s’ më gufoi më tjetër,
i njëjti bilbil për mua më nuk këndon!


Të lutem, as mos ma përmend më atë varrë,
se frikësohem prapë më ngjyrohen bardhësitë,
e do ndjehem prapë si dikur, si e marrë,
si atëherë, kur çdo stine ia ylberoja stolitë!

Mos ma kthe prapë atë melodi kënge në vesh,
kur çdo ditë agoja ende pa gëdhirë,
me atë rini të kaluar, jo ,prapë mos më ndesh,
se asaj dhimbjeje të ëmbël s’ mund t’ i them prapë “ Lamtumirë”!


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT