Thursday, April 18, 2024
BallinaSportBarcelona vazhdon “shkëputjen”, “blaugranat” mposhtin Sevillan në “Camp Nou”

Barcelona vazhdon “shkëputjen”, “blaugranat” mposhtin Sevillan në “Camp Nou”

Barcelona ka vazhduar e qetë rrugën e saj drejt titullit kampion, teksa mbrëmjen e sotme ka “shkatërruar” me rezultatin e pastër 3 me 0, Sevillan, klub i cili nuk po kalon formën më të mirë ku momentalisht ndodhet në vendin e 16-të, të kampionatit spanjoll.

Pjesa e parë ishte shumë e vakët me “blaugranat” që nuk tentuat pothuajse fare të gjenin golin e avantazhit. Me nisjen e fraksionit të dytë do të vinin dhe golat ku në minutat 58’-të, 70’-të dhe 79’-të, Jordi Alba, Gavi dhe braziliani Raphinha menduan për t’i dhënë avantazhin “katalanasve”, duke hipotekuar kështu dhe 3 pikë të tjera për rrugën drejt titullit kampion.

Me këtë fitore Barcelona vazhdon shkëputjen drejt trofeut të La Liga, teksa deri më tani ka grumbulluar plot 53 pikë, 8 më shumë se rivalët e Real Madrid, në vendin e dytë. /i.m /abcnews.al

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT