Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetes Ylltare Ferati

Çaste poetike me vargjet e poetes Ylltare Ferati

VRULLSHËM

Vrullshëm jeta qëndis honet e saj
Më rrëmben hovshëm nga dita në ditë
Unë rrëmbyeshëm e përqafoj
Ajo më ledhaton, më miklon


Rinis çdo ditë e re me fjongo rreze
Jetës i dhuroj nga një gjeth shprese
Dhe vrullshëm lëviz binarëve të kohës


Netët me hënë ëndrra vargëzojnë
deri në agun e mëngjesit
Shtegtojnë me mua
Shtigjeve të reja
Vrullshëm shkallëzohen.

LËKURË UJKU E GOJË QENGJI

Sa shpesh njerëzorja maskohet
Tërbimin e mbulojnë me ëmbëlsi
Jeta gdhend shpesh mendime të marra
Nuk janë jo përjetësi.


Gojëqengji nuk mund ta fshehë
Lëkurëujkun se larg kutërbon
Ngarend aty ku është interesi
Bluan me gojë qengji sahanlëpirësi
Lëkurën e ujkut sa shpejt e zbulon


Tundet e lëkundet me mirësi
Në lëkurë fsheh sa shumë djallëzi
Qeshem dhe them
Sa shpejt zbulohesh o i panjeri


Gjuha jote nuk mund të jetë gjithmonë maskotë
Gëzofi nuk të vjetërsohet
Sa vjen e më shumë shpeshtohet
Sa më larg të tillëve ik


Nuk dua të merrem me gëzofët e tyre
Jeta ime ec hapave të lumturisë
Shumë larg jam nga butakët.

NË GJELBËRIMIN TËND
Me vesën mëngjesore ujis
Rininë time
Me freskinë mëngjesore
Vesh rrobat e shpresës


Me aromë pranverore
Nis rrugëtimin e ditës
Në gjelbërimin tënd
Dehem nga lumturia
E shuaj etjen e mallit të fëmijërisë


Asgjë nuk më tund
Në shpirt kam pranverë
Ardhmërinë e qëndis
Me këngë bilbili

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT