Saturday, April 20, 2024
BallinaKalendari EnciklopedikKadri Roshi aktori i 180 roleve që vdiq me pengun e Ali...

Kadri Roshi aktori i 180 roleve që vdiq me pengun e Ali Pashait

Ali Pashë Tepelena, pengu i Kadri Roshit

Në figurën e tij të skalitura janë shumë personazhe, që e mbajnë gjallë. Po është edhe një rol, i paluajtur që ne s’patëm privilegjin ta shikonim nga mjeshtri i madh. Nuk dëshironte të ndahej nga kjo jetë Kadriu pa qenë në rolin e Ali Pashës. Edhe pse interpretoi plot role, i kishin mbetur ende peng ato që nuk i kishte prekur kurrë deri atëherë, veçanërisht figurën e Ali Pashë Tepelenës. Kur u mblodh me miq, për të festuar 80-vjetorin e lindjes, Kadri Roshi qe shprehur se kështu ishte jeta e aktorit, me suksese dhe dështime, që nuk ishte e nevojshme t’i provoje e të mos e kaloje provën.

Në vitin 1995 Kadri Roshi është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit…. Ai është Artist i Popullit. Kadriu është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit do të kujtohet gjithnjë si kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai luajti role dhe figura të spikatura, që nuk do të harrohen kurrë.

Perulje para kësaj figure gjigande kaq te madhe e te dashur per publikun shqiptar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT