Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritBesim Elezi-Drejt po nisem..

Besim Elezi-Drejt po nisem..

Drejt po nisem..

Drejt dhimbjes po nisem unë
I shtrydhur i tëri sa një qelizë
Ti s’mund të vish, këtë e di
Unë jam erë, ti një puhizë!


Drejt dhembjes, aty do mbetem
S’do më lënë molekula e atome
Ti s’mund të vish, ti s’je si unë
Unë dua të fle ndër yje pa frone!


Ti sigurisht do trishtohesh për pak
Ose jo, ndoshta fare sdo ta ndjesh
Në buzë të dhembjes do të prehem
Në cep të lotit qerpik do të gjesh!

Me kapsulë kozmike sa një zemër
Me shpejtësinë e dritës do vrapoj
Bërthamës së shpirtit, tani pa ty
Nga syri i ëndrrës do të shikoj..!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT