Thursday, April 25, 2024
BallinaLajmeMoti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Në viset malore do të ketë fjolla të herëpashershme bore. Do të vazhdojnë të fryjnë erëra të akullta nga veriu, ndërsa temperaturat pritet të lëvizin nga -10 deri në -5 ato minimale, kurse ato maksimale nga -4 deri në -1 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore pritet të mbajë mot i ftohtë dhe me intervale të gjata kohore me diell. Acar në tërë rajonin.

Mot i ngjashëm do të vazhdojë të mbajë edhe ditëve të ardhshme me intervale kohore me diell dhe acar të fortë siberik. Nga e enjta do të fillojë zbutja graduale e acarit, përderisa pritet që temperaturat ditore të dalin në “plus”, megjithatë do të vazhdojë acari gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm.

Acari pritet të fuqizohet netëve të ardhshme në veçanti në viset kodrinore-malore, ngase pritet kthjellim i motit. Në disa zona malore temperatura pritet të ulet deri në -16 gradë Celsius, ndërsa në veri të Malit të Zi dhe jugperëndim të Serbisë ato pritet të ulen deri në -20 gradë Celsius.

Zbutje e ndjeshme e acarit pritet gjatë fundjavës, ndërsa sipas ecurive aktuale sinoptike fillimi i javës së re do të sjellë rritje të temperaturave deri në 10 gradë Celsius, madje lokalisht edhe më nxehtë./MeteoBallkan

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT