Saturday, March 25, 2023
BallinaLajmeMoti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë na pret mot mjaft i ftohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Vende-vende priten fjolla afatshkurtra bore veçanërisht në disa vise kodrinore-malore. Do të fryjnë erëra të akullta nga verilindja të cilat në disa intervale mund të jenë të fuqishme.

Temperaturat minimale nga -9 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga -3 deri në -1 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore  pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Acar i fortë veçanërisht në viset kodrinore-malore të rajonit, por edhe në vise tjera.

Nga e enjta temperaturat ditore më në fund pritet të dalin në “plus”, ndërsa acari i fortë vazhdon gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm. Priten intervale më të gjata kohore me diell.

Gjatë fundjavës zbutje e acarit, ndërsa të dielën mund të kemi reshje sporadike bore e të përziera./MeteoBallkan

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT